image Tri të mitura ranë pre e premtimit të rrejshëm për martesë, 39 çifte nën moshën 18 vjeçare u martuan gjatë këtij viti

Kosovë

Statistika/ Tri të mitura ranë pre e premtimit të rrejshëm për martesë, 39 çifte nën moshën 18 vjeçare u martuan gjatë këtij viti

news image

Yllka Derri, më 14 qershor të këtij viti ishte nisur për në shkollë, por dy orë më vonë babai i Yllkës, Naimi, kishte marrë një thirrje telefonike nga Blerim Radosta, babai i B.R, 17-vjeçar me të cilin ishte duke qëndruar Yllka. Familjarët kanë treguar për Gazetën Sinjali se Radosta i kishte thënë Naimit se vajza është me djalin e tij.

Prindërit e Yllkës nuk ishin pajtuar që vajza e tyre të kalojë në një fazë të tillë ‘martesore’ si 15-vjeçare. Pas rreth gjashtë muajsh Yllka ishte gjetur.

Raste të ngjashme të martesave me të mitur gjatë vitit 2019 kanë shënuar rritje të dukshme krahasuar me vitet paraprake.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë vitit 2019 janë evidentuar 39 raste të martesave me fëmijë, veprim i cili është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2019, kanë ndodhur tri raste të marrëdhënieve seksuale me personat që kanë dhënë premtim të rrejshëm se do të martohen në të ardhmen.

Në vitin 2018 janë evidentuar 15 raste kur persona të caktuar janë martuar me fëmijë të mitur.

Gjatë po këtij viti kanë ndodhur tri martesa të detyrueshme dhe një rast ku kanë kryer marrëdhënië me premtimin se do të martohen në të ardhmen e afërt.

Ndërsa në vitin 2017 Policia e Kosovës ka evidentuar 28 raste të martesave të mitur, tri martesa të detyruara dhe një rast kur kanë bërë marrëdhënie seksuale me pretendim të rrejshëm për martesë.

Sipas disa hulumtimeve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, ngacmimi seksual është dukuri e përhapur në Kosovë dhe manifestohet në mënyra të ndryshme.

Sipas hulumtimit, prej ngacmimeve seksule më së shumti preken gratë dhe vajzat e reja. /Gazeta Sinjali/