image Tri skuadrat kosovare zhvillojnë sonte ndeshjet kthyese, Ballkani favorit për kalim tutje, Drita e Dukagjini synojnë 'mrekullinë'

Futboll

Tri skuadrat kosovare zhvillojnë sonte ndeshjet kthyese, Ballkani favorit për kalim tutje, Drita e Dukagjini synojnë ‘mrekullinë’

news image

Tri skuadrat kosovare, Ballkani, Drita e Dukagjini do t’i zhvillojnë ndeshjet kthyese të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani ka gjasat më të mëdha për kalim tutje dhe kualifikim për në rrethin e tretë, falë rezultatit komod pas ndeshjes së parë.

‘Portokallinjtë’ fituan 3-0 ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj kampionit irlandez, Larne, dhe tashmë kanë fatin e tyre në dorë për kualifikim.

Dueli fillon nga ora 20:30 në stadiumin “Inver Park”.

Drita në anën tjetër do ta mirëpresë në “Fadil Vokrri” skuadrën çeke, Viktoria Plzen.

‘Bardhekaltrit’ e nxorën një rezultat impresiv në ndeshjen e parë në Çeki, duke barazuar pa gola me Plzen.

Ndonëse Plzen konsiderohet sërish favorit për kalim tutje, Drita synon në mrekulli pranë shikuesve të vet në Prishtinë.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:00.

Dukagjini ndërkohë do të jetë mysafir i skuadrës kroate Rijeka.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll me fitore 1-0 nga skuadra kroate.

Kjo sfidë fillon nga ora 20:15.

/GazetaSinjaliSport/