Një veturë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme, afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues që ka qenë në vendin e ngjarjes tha për Sinjalin se ka dëgjuar tri shpërthime.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë që një veturë është përfshirë nga zjarri dhe nuk ka të lënduar.
“Një veturë është kapluar nga zjarri pranë QKMF-së në Pejë, rreth orës 13:00. Menjëherë në vendngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Të lënduar nuk ka”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/