image Tri raste të zjarreve të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Siguri

Tri raste të zjarreve të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se dje në Kosovë kanë qenë tri vatra zjarri aktive, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje, rreth orëve të para të mëngjesit në fshatin Llaushë të Podujevës është raportuar se rreth katër hektar fusha e male janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në rastin e dytë, ka ndodhur një shpërthim zjarri në fshatin Studençan të Suharekës, ku një shtëpi është përshirë nga zjarri.

Arsyeja e zjarrit ende nuk është bërë e ditur. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arrit ta shuajnë zjarrin.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti tjetër i zjarrvënieve ka ndodhur në Deçan rreth orës 14:40, ku një burrë ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë djegur një sasi e madhe e ushqimit të bagëtive, një traktor dhe disa mjete tjera të bujqësisë.

Policia ka bërë të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

/GazetaSinjali/