image Tri raste të reja me koronavirus sonte në Malishevë, numri i të infektuarve shkon në 76

Kosovë

Pandemia/ Tri raste të reja me koronavirus sonte në Malishevë, numri i të infektuarve shkon në 76

news image

Sonte janë regjistruar edhe tre persona të prekur me COVID-19 në komunën e Malishevës, të cilët janë persona kontakti. Kjo është konfirmuar nga Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP).

Bazuar në këto të dhëna, numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës, arrin në 76 të prekur.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë masat mbrojtëse dhe udhëzimet e IKSHP-së.

“Tri rastet e sotme janë raste kontakti, por pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm edhe më tutje, ti respektojnë udhëzimet për masat mbrojtëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të përhapjes së virusit korona”, ka thënë Berisha.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

76 të prekur, 57 të shëruar, 1 me fatalitet, ndërsa në shërim e sipër janë edhe 17 persona./ Gazeta Sinjali/