image Tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Siguri

Tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkuan Gazeta Sinjali.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në kryeqytet, Gjilan dhe në Gjakovë.

Rasti i parë në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një personi, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht femrën me të cilën bashkëjeton. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 03:30.

Në rastin e dytë, sipas policisë një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton dhe më pas i njëjti është arrestuar nga policia. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e të mërkurës në Gjilan.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Gjakovë, ku Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy burra dhe një grua pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër. Si pasojë e këtij sulmi viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/