image Tri penallti të akorduara, Real Madridi fiton në udhëtim ndaj Celta Vigos

Futboll

Tri penallti të akorduara, Real Madridi fiton në udhëtim ndaj Celta Vigos

news image

Real Madridi ka regjistuar fitore në udhëtim ndaj Celta Vigos duke fituar me rezultat 2-1, në ndeshjen e luajtur të xhiros së 30-të.

Pas asaj humbje të thellë ndaj Barcelonës, duket se pushimi ndërkombëtar ka qenë i mjaftueshëm për madrilenët për tu rikuperuar psiçikisht dhe për tu kthyer tek fitoret.

Reali fitoi në një ndeshje ku u akorduan plot tri penallti, që të trija për madrilenët.

Benzema e hapi sfidën duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 19-të.

Nolito barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 54-të, për t’i gjuajtur më pas Benzema dy penallti radhazi brenda pesë minutave (64′ 69′), të cilën e realizoi vetëm këtë të fundit por që qe e mjaftueshme që ata t’i marrin tre pikët në këtë ballafaqim.

Me këtë fitore Real Madridi tani mbledh 69 pikë pas 30 xhirove, duke qëndruar bindshëm si lider i La Ligas.

/GazetaSinjaliSport/