image Benzema kompleton "hat-trikckun" në 42 minuta, bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori të La Ligas

Futboll

Benzema kompleton “hat-trikckun” në 42 minuta, bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori të La Ligas

news image

Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madridit dhe Almerias.

Madrilenët po avancojnë me rezultat 3-1 gjatë këtij 45-minutëshi të parë.

Të tre golat për madrilenët i realizoi francezi Karim Benzema, mes minutave 5′ 17′ dhe 42′, me të fundit e cila erdhi nga penalltia.

Krejt në fund të pjesës së parë mysafirët ngushtuan epërsinë në 3-1, me anë të mbrojtësin Lazaro.

Me këtë tregolësh, Benzema ka tejkaluar Hugo Sanchez në listën e golashënuesve më të mirë në histori të La Ligas, duke u pozicionuar tani në vendin e katërt, prapra Lionel Messit (474), Cristiano Ronaldos (311) dhe Telmo Zarras (251), ndërkohë që Benz tani numëron 236 gola.

Ndërkohë, katër “tregolëshat” e tij të fundit për Real Madridin, kanë ardhur të gjithë përgjatë këtij muaji prill, raporton Squawka, përcjell Sinjali Sport.

/GazetaSinjaliSport/