image Konfirmon Ancelotti: Benzema do të jetë numri 9 i ynë edhe sezonin e ardhshëm

Futboll

Konfirmon Ancelotti: Benzema do të jetë numri 9 i ynë edhe sezonin e ardhshëm

news image

Karim Benzema do të qëndrojë së paku deri në vitin 2024 te Real Madridi.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i galaktikëve, Carlo Ancelotti.

Kontrata e francezit tashmë është zgjatur deri në qershor 2024, siç ishte raportuar muaj më parë.

“Karim do të jetë numri ynë 9 edhe sezonin e ardhshëm dhe ai do të bëjë mirë si gjithmonë”, ka deklaruar Ancelotti.

Ai është pyetur për një zëvendësues rezervist të Benzemas, por italiani ka ngurruar të flasë.

“Një rezervist për Benzeman? Do të flasim në fund të sezonit”, ka përfunduar tekniku italian.

/GazetaSinjaliSport/