image Zyrtare: Benzema largohet nga Real Madridi

Futboll

Zyrtare: Benzema largohet nga Real Madridi

news image

Futbollisti francez, Karim Benzema ka vendosur të largohet nga Real Madridi.

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

‘’Real Madrid CF dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t’i japin fund periudhës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë.

Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë  për atë që është tashmë një nga legjendat tona më të mëdha’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Karim Benzema u bë pjesë e Realit në viti 2009, vetëm në moshën 21-vjeçar, ka qenë një  nga lojtarët themelor në këtë epokë të artë të historisë së klubit .

Gjatë katërmbëdhjetë sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur mbrojtur  fanellën e spanjollëve,  ai ka fituar 25 tituj, një numër rekord për Real Madridin: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Liga, 3 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës. 

/GazetaSinjali/