image Laporte thyen rekordin e Drogbas

Futboll

Laporte thyen rekordin e Drogbas

news image

Aymeric Laporte ka vendosur një rekord të ri në Premier League në fitoren 2-0 të Manchester City kundër Burnley të shtunën, transmeton Sinjali Sport.

Mbrojtësi arriti ndeshjen jubilare të 100 në ligën angleze pasi City mblodhi tre pikë në Turf Moor për të ruajtur vendin e tyre në krye të tabelës.

Fitorja ka konfirmuar një moment historik për reprezentuesin spanjoll, duke e vënë atë përpara lojtarëve si Didier Drogba, Ederson dhe Nemanja Vidic.

27-vjeçari ka vendosur një rekord të ri për më shumë pikë të grumbulluara pas 100 ndeshjesh, se çdo lojtar tjetër në histori të kompeticionit.

Laporte ka fituar 82, tetë barazime dhe 10 të humbura nga ndeshjet e tij në Premier League, duke arritur në total 254 pikë.

/GazetaSinjaliSporti/