Real Madridi ka regjistuar fitore në udhëtim ndaj Celta Vigos duke fituar me rezultat 2-1, në ndeshjen e luajtur të xhiros së 30-të.
Pas asaj humbje të thellë ndaj Barcelonës, duket se pushimi ndërkombëtar ka qenë i mjaftueshëm për madrilenët për tu rikuperuar psiçikisht dhe për tu kthyer tek fitoret.
Reali fitoi në një ndeshje ku u akorduan plot tri penallti, që të trija për madrilenët.
Benzema e hapi sfidën duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Nolito barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 54-të, për t’i gjuajtur më pas Benzema dy penallti radhazi brenda pesë minutave (64′ 69′), të cilën e realizoi vetëm këtë të fundit por që qe e mjaftueshme që ata t’i marrin tre pikët në këtë ballafaqim.
Me këtë fitore Real Madridi tani mbledh 69 pikë pas 30 xhirove, duke qëndruar bindshëm si lider i La Ligas.