Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interesante, të cilat janë të vlefshme për javën e 23-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Llapit.
Në Skenderaj, Drenica luan në shtëpi ndaj Ferizajit, ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 13:00.