image Tri duele interesante sot në Superligë, vëmendja në Prishtinë e Klinë

Futboll

Tri duele interesante sot në Superligë, vëmendja në Prishtinë e Klinë

news image

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri takimet e xhiros së 31-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina mirëpret skuadrën e Llapit.

E ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi, Ballkanit dhe skuadrës së Dukagjinit.

Suharekasit kanë hyrë në seri të fitoreve pas dy triumfeve radhazi duke e rikthyer pozitën e parë, teksa do të kërkojnë sot në Klinë që të mbajnë kryesimin në tabelë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në qytetin e Mitrovicës mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00.

/GazetaSinjaliSport/