image Pa asnjë humbje, ekipi i Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e FPK-ës

Futboll

Pa asnjë humbje, ekipi i Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e FPK-ës

news image

Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll është shpallur kampion në ligën e Federatës së Punëtorëve të Kosovës, titull ky i fituar me plot 38 pikë.

Fitues të këtij kampionati ishin edhe pjesëtarët e FSK-së të cilët fituan kupën në ligen e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.

“Bashkë festuam, ashtu siç shërbejmë bashkë në interes të qytetarëve e vendit, ashtu siç na duan qytetarët tanë të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Ekipi e Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e Federatës së Punëtorëve të Kosovës

Policia e Kosovës edhe përmes sportit e kulturës, tregoi se kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë vlerash kemi si institucion dhe si zyrtarë policorë, ku edhe një herë në garën e fortë të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, flamuri i Policisë së Kosovës u ngrit aty ku e ka vendin/KAMPION!

Policia e Kosovës, me lojtarët e saj të disiplinuar e të përkushtuar, treguan se gëzojnë merita të larta duke u shpall Kampion, pasi përfunduan kampionatin pa asnjë humbje!

Këtë vit sikur asnjëherë më parë festuan bashkë Policia e Kosovës me FSK-në, pasi ekipi i Policisë se Kosovës u shpall kampion në ligën e Federatës të Punëtorëve të Kosovës, kurse ekipi i FSK-së e fitoi kupën në ligen e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.

Bashkë festuam, ashtu siç shërbejmë bashkë në interes të qytetarëve e vendit, ashtu siç na duan qytetarët tanë të Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/