Policia e Kosovës ka ndalur tri femra pasi ato kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave.
“Afër PKK Vërmicë 01.04.2020-23:00. Gjatë patrullimit njësiti policor ka hasur dhe ndaluar tre persona të gjinisë femërore kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i R. së Shqipërisë për në R. e Kosovës afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, me rekomandim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë. /Gazeta Sinjali/