Fundori kroat Dino Butorac është përforcimi më i ri te KB Trepça.
Skuadra mitrovicase që garon në Superligën e Kosovës në basketboll, të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e Butoracit, i cili do të jetë i katërti i huaj në ekip.
Butorac (191 cm), së fundi ka luajtur në kategorinë e dytë të Kroacisë, te skuadra KK Jazhine-Arbanasi dhe ka pasur një mesatare prej 10.8 pikëve, 3.6 asistimeve dhe 3.5 asistimeve për ndeshje.
“Basketbollisti kroat Dino Butorac bashkohet në rrugëtimin tonë gjelbër e zi”, thuhet në njoftimin e Trepçës.
Aktualisht, Trepça zë vendin e gjashtë në tabelë me 29 pikë të mbledhura pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar. /Gazeta Sinjali Sporti/