image Trepça fiton ndaj Bashkimit, në një ndeshje të zbehtë

Basketboll

Trepça fiton ndaj Bashkimit, në një ndeshje të zbehtë

news image

Trepça ka arritur që ta mposhtë Bashkimin në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Sinjali Sport.

Xehetarët triumfuan në udhëtim ndaj prizrenasve me rezultat 57:63, në një takim që u përmbyll me pak pikë.

Në periudhën e parë skuadra e Bashkimit ishte më e mirë duke e fituar me rezultat 16:12, ndërsa të dytin me një pikë më shumë fitoi Trepça (11:12).

Pasi pjesa e parë i takoi vendasve, ajo e dyta i takoi mitrovicasve të cilët i e fituan çerekun e tretë dhe të katërt (11:15) dhe (19:24).

Drilon Hajrizi ishte basketbollisti më efikas, duke shënuar 21 pikë dhe 10 kërcime, duke luajtur me double-double.

Në anën tjetër te Bashkimi, lojtari më i dalluar ishte Cr Ross me 18 pikë.

Me këtë fitore Trepça arkëton fitoren e 13, derisa ka edhe gjashtë humbje në pozitën e dytë.

Bashkimi me këtë disfatë ka bilanc prej tetë fitoreve dhe 11 humbje në pozicionin e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/