Trepça ka arritur që ta mposhtë Bashkimin në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Sinjali Sport.
Xehetarët triumfuan në udhëtim ndaj prizrenasve me rezultat 57:63, në një takim që u përmbyll me pak pikë.
Në periudhën e parë skuadra e Bashkimit ishte më e mirë duke e fituar me rezultat 16:12, ndërsa të dytin me një pikë më shumë fitoi Trepça (11:12).
Pasi pjesa e parë i takoi vendasve, ajo e dyta i takoi mitrovicasve të cilët i e fituan çerekun e tretë dhe të katërt (11:15) dhe (19:24).
Drilon Hajrizi ishte basketbollisti më efikas, duke shënuar 21 pikë dhe 10 kërcime, duke luajtur me double-double.
Në anën tjetër te Bashkimi, lojtari më i dalluar ishte Cr Ross me 18 pikë.
Me këtë fitore Trepça arkëton fitoren e 13, derisa ka edhe gjashtë humbje në pozitën e dytë.
Bashkimi me këtë disfatë ka bilanc prej tetë fitoreve dhe 11 humbje në pozicionin e gjashtë. /Gazeta Sinjali Sporti/