image Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, ja sa raste të reja u shënuan brenda 24 orëve të fundit

Shqipëri

Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, ja sa raste të reja u shënuan brenda 24 orëve të fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve te fundit tre persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 57-vjaçare nga Tiranë, një 80-vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Fieri.

Ndërkohë, rastet e reja kanë pësuar një rënie krahasuar me ditën e martë kur u vendos rekord me 119 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 496 testime, nga të cilat 68 persona kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe të ruhet distanca fizike. /Gazeta Sinjali/