image Tre të plagosurit në Hallaq të madh të Lipjanit në gjendje të rëndë shëndetësore

Shëndetësi

Tre të plagosurit në Hallaq të madh të Lipjanit në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Në Klinikën Interne po vazhdojnë të qëndrojnë tre nga gjashtë të plagosurit nga fshati Hallaq të madh të Lipjanit.

Në një prononcim për T7, stafi mjekësor ka njoftuar se gjendja e tyre është kritike, derisa njëri prej tyre nuk u mbijetojë plagëve.

Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një përleshje që ndodhi mes dy familjeve të premten në mëngjes.

Në hapësirën e QKUK-së, edhe këtë të shtune u panë zyrtarët policorë, madje të njejtit po ruanin edhe për së afërmi të plagosurit.

Deri më tani nuk dihen motivet që shtynë deri në këtë përleshje me armë, ani pse dy familjet janë fqinj nga fshati Ribar i Madh.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona të përfshirë në këtë rast. /Gazeta Sinjali/