Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë mbrëmë pas pjesës së parë, për shkak të një përleshje që ndodhi.
Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se Policia ka hapur rastin “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ndodhi pas mosmarrëveshjeve mes dy skuadrave që çuan edhe në rrahje.
Të lënduar kanë mbetur 3 persona, të cilët më pas u dërguan për trajtim mjekësor.