image Peja i kundërpërgjigjet Pontes: Dardani është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave

Basketboll

Peja i kundërpërgjigjet Pontes: Dardani është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave

news image

KB Peja ka reaguar pas deklaratave të Ponte Prizrenit për basketbollistin Dardan Berisha, shkruan Sinjali Sport.

Peja ishte mysafire e Pontes në duelin e pestë të gjysmëfinales në Play Offin e Superligës, por kjo ndeshje u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, për shkak të përleshjeve.

Klubi pejan përmes një postimi në faqen e saj zyrtare “Facebook” ka reaguar ndaj deklaratave për Berishën, i cili u quajt reprezentues polak.

Pas këtij komenti, skuadra e dytë me e trofeshme në basketbollin kosovar, u kundërpërgjigj duke thënë se Dardan Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.

Postimi i plotë i klubit pejan në faqen e saj, pa ndërhyrje:

DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE

Reagim ndaj deklarates skandaloze te ekipes se Prizrenit:

Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.

Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.

Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuader dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme. /Gazeta Sinjali Sporti/