image ZYRTARE: Pezullohet ndeshja e pestë e gjysmëfinales Ponte - Peja

Basketboll

ZYRTARE: Pezullohet ndeshja e pestë e gjysmëfinales Ponte – Peja

news image

Takimi i gjysmëfinales mes Ponte Prizrenit dhe Pejës nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, raporton Sinjali Sport.

Pas përfundimi të pjesës së parë me rezultat 48:49 në të mirë të Pejës, ka ndodhur përleshje të pjesëtarëve të dy taborreve.

Basketbollistët duke shkuar drejt zhveshtorës janë përleshur, ku në këtë incident përpos lojtarëve ka edhe pjesëtarë të stafit të klubeve përkatsëse.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të pezullojë këtë ndeshje, pasi ka pasur një përleshje të madhe mes stafit, lojtarëve dhe disa zyrtarë të të dyja skuadrave, ka raportuar “asistionline”.

Shumë shpejt FBK do të dalë edhe me një konfirmim zyrtar për pezullimin e kësaj ndeshje.

Seria gjysmëfinale mes dy skuadrave është 2-2 dhe fituesi kualifikohet në finale. /Gazeta Sinjali Sporti/