image Tre të lënduar nga aksidenti në fshatin Pestovë të Vushtrrisë

Kosovë

Detaje/ Tre të lënduar nga aksidenti në fshatin Pestovë të Vushtrrisë

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Pestovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur  rreth orës 17:00, në rrugën  nacionale  Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor- fshati Pestovë-  Vushtrri. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile si pasojë e lëndimeve të pësuar tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Në këtë magjistrale ka ndodhur edhe një tjetër aksident sot, konkretisht në fshatin Mazgit, aty ka mbetur një person i lënduar. Policia tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

/Gazeta Sinjali/