image Aksident mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kosovë

Detaje/ Aksident mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

news image

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupre, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mazgit rreth orës 17:00, në mes të një kamioni dhe nje veture. Vozitesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor”, tha Kelani për Gazetën Sinjali.

“Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”,përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/