Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
Raportohet se personat e përfshirë në aksident kanë kërkuar tretman mjekësor, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, zona e Vushtrisë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/