Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 14:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura që ishin në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!