image Aksident mes dy veturave në rrugën Tepelenë-Memaliaj, katër të lënduar

Shqipëri

Aksident mes dy veturave në rrugën Tepelenë-Memaliaj, katër të lënduar

news image

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, raporton vizionplus.tv.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/