image Makina përplas këmbësoren në Vlorë, vdes 80 vjeçarja

Shqipëri

Makina përplas këmbësoren në Vlorë, vdes 80 vjeçarja

news image

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, shkruan Abcnews.al.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/