Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës.
Në aksident janë përfshirë një mjet pune (traktor) dhe një veturë, ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!