image Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Shqipëri

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

news image

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 19-vjeçari ka humbur jetën, shkruan Euronews.al.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/