image Tre të infektuar me koronavirus në Infektivë janë në gjendje të rëndë

Kosovë

Shëndetësi/ Tre të infektuar me koronavirus në Infektivë janë në gjendje të rëndë

news image

Tre nga 8 rastet e prekura me COVID-19 të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur kjo klinikë përmes një raporti, në të cilin bëhet e ditur se njëri nga pacientët me gjendje të rëndë është duke u trajtuar në repartin e oksigjenoterapisë dhe përkujdesjes intensive, kurse dy pacientët e tjerë janë të shtrirë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 raste.

Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në raportin e Infektives./Gazeta Sinjali/