image ShSKUK tregon për gjendjen e spitaleve në Kosovë - Sinjali

ShSKUK tregon për gjendjen e spitaleve në Kosovë

news image

ShSKUK ka bërë të ditur se 1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, njofton Gazeta Sinjali.

1101 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre pozitivë me COVID-19, 354 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Në Klinikën Infektive  janë të shtrirë 113 pacientë,

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë,

Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 87  pacientë,

Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë,

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë,

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë,

Spitali i Prizrenit, 161 pacientë,

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë,

Spitali i Pejës, 220 pacientë,

Spitali i Gjilanit, 127 pacientë,

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë,

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin