image ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive - Sinjali

ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e nesërme pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive, raporton Gazeta Sinjali.

ShSKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit  për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator,  e shtunë, do të transferohen në Klinikën  Infektive.

ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e  Klinikës Infektive.

Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e  Klinikës së Pulmologjisë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin