Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së martës në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.