Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte spërkatur me sprej syve tre persona të tjerë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, mbrëmjen e 19 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e saja se tre të dyshuarit me një veturë me targa të huaja kishin shkuar në shtëpi të të arrestuarit për të kërkuar një borxh.
Madje, njëri prej tyre kishte nxjerrë dhe vringëlluar një armë zjarri AK-47.
Tre të dyshuarit ishin larguar nga shtëpia e tij, pasi që pronari u kishte hedhur sprej syve.
Gazeta Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast, ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/