image Tre mërgimtarët e lënduar nga vetaksidenti në Gadime dërgohen në spital, flasin nga Policia

Siguri

Tre mërgimtarët e lënduar nga vetaksidenti në Gadime dërgohen në spital, flasin nga Policia

news image

Gazeta Sinjali raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetur të lënduar tre mërgimtarë. Njëri prej tyre, i moshës së re, sipas sinjalizuesve është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë thënë se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/