image Aksident në Gadime - lëndohen tre mërgimtarë nga Gjermania, një i ri në gjendje të rëndë

Siguri

Aksident në Gadime – lëndohen tre mërgimtarë nga Gjermania, një i ri në gjendje të rëndë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gadime, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, mërgimtarë nga Gjermania, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët kanë thënë se njëri nga të lënduarit, i moshës së re, është në gjendje të rëndë.

Sipas tyre tre të lënduarit u aksidentuan me veturën e tipit BMW, me targa të shtetit gjerman.

Sinjalizuesit kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

/GazetaSinjali/