image Tre futbollistë startues në shitje te Manchester City

Futboll

Tre futbollistë startues në shitje te Manchester City

news image

Manchester City mund të humbë këtë verë tre titullarë të rëndësishëm të viteve të fundit. Edhe kampionët e Anglisë duhet t’i rregullojnë bilancet, pasi shpenzuan 100 milion sterlina për transferimin e Jack Grealish.

Gjithashtu po tentojnë të blejnë edhe Harry Kane nga Tottenham dhe fatura sigurisht që do të jetë e “majme”. Nisur nga zhurma e merkatos, tre titullarë kanë bërë gati valixhet.

Njëri është mbrojtësi Aymeric Laporte, që City e bleu nga Athletic Bilbao si një përforcim të bujshëm për prapavijën.

Tjetri është mesfushori Bernardo Silva, i cili mund të lakmohet nga shumë klube të mëdha. I treti është sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, për të cilin gjithashtu ka treg. /Gazeta Sinjali Sporti/