image Maresca synon Enzo Fernandez te Manchester City

Futboll

Maresca synon Enzo Fernandez te Manchester City

news image

Pas konfirmimit se Pep Guardiola do të largohet nga drejtimi i skuadrës, Enzo Maresca ka arritur një marrëveshje verbale për të marrë postin e trajnerit të Manchester Cityt. Strategu italian pritet të nisë një epokë të re në klub dhe tashmë ka paraqitur edhe kërkesën e tij të parë të rëndësishme për përforcime.

Synimi kryesor i tij është mesfushori argjentinas Enzo Fernández, lojtarin të cilin ai e ka drejtuar më herët te Chelsea dhe ka arritur ta zhvillojë në maksimum potencialin e tij. Maresca e konsideron atë një përforcim elitar për mesfushën e Cityt në sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për nevojën e rindërtimit të repartit të mesfushës, sidomos për shkak të largimit të mundshëm të Bernardo Silvës, kontrata e të cilit është drejt përfundimit, si dhe problemeve të vazhdueshme me lëndime të Rodrit, që e bëjnë të domosdoshëm afrimin e një lojtari të besueshëm në ndeshje me intensitet të lartë.

Ky transferim nuk pritet të jetë i lehtë, pasi vlera e lojtarit llogaritet rreth 120 milionë euro dhe ai ka kontratë afatgjatë deri në vitin 2032. Megjithatë, situata jo stabile te Chelsea dhe humbja e fundit në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt mund të ndikojnë në përshpejtimin e negociatave.

Në Etihad po veprojnë me shpejtësi, duke qenë se edhe klube si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain po e ndjekin nga afër situatën e tij. City e ka vendosur Enzo Fernández në krye të listës së prioriteteve për të siguruar vazhdimësi dhe stabilitet pas ndryshimeve në stafin teknik.

Besohet se ardhja e Marescas mund të jetë faktor kyç në lehtësimin e bisedimeve të ndërlikuara me drejtuesit e klubit londinez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/