Drejtori i Doganeve të Kosovës Agron Llugaliu, tha se edhe pse kufiri ishte i bllokuar tre oficerët doganor kanë hezituar të tërhiqen dhe kanë dashur të qëndrojnë së bashku me policët në kufi.
“Kemi pasur kushte të konsuliduara, por jo për një kohë aq të gjatë dhe se doganierët kanë qëndruar në Jarinje bashk me Policinë gjatë gjithë kohës. Dogana është simbol i rëndësishëm i secilit shtet për të treguar edhe aspektin politik e territorial të shtetit”, tha Llugaliu.
Të rikujtojmë se 11 punonjës të Doganës së Kosovës në Veri ishin dorëhequr me 10 nëntor, ku 9 doganierë prej tyre 7 serbë e 2 të nacionalitetit boshnjak dhe 2 punëtorë tjerë serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, të cilëve që nga atëherë u janë ndalur edhe pagat.