image Transportonin persona nga Siria, dy persona shoqërohen në stacionin policor

Siguri

Transportonin persona nga Siria, dy persona shoqërohen në stacionin policor

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar me dy vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë dhe në automjete kanë pasur duke transportuar persona nga Siria, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit.

Magjistralja Pejë-Prishtinë 12.11.2020 – 00:33. Është raportuar se dy të dyshuar m/k me dy vetura janë ndaluar dhe në vetura kanë pasur duke transportuar persona nga Siria. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

/Gazeta Sinjali/