image Trajneri i ekipit spanjoll e quan bastard Lionel Messin

Futboll

Sport/ Trajneri i ekipit spanjoll e quan bastard Lionel Messin

news image

Trajneri spanjoll, Jose Mendilibar i cili aktualisht drejton skuadrën e Eibarit, e ka quajtur bastard Lionel Messin gjatë një konference për media.

“Unë nuk mendoj se Messi do të pushojë. Ky bastard pushon gjatë ndeshjes. Ai e di kur duhet të përfshihet, e kur të pushojë. Nëse atij do t’i jepej pushim, ai do të kishte një moment më të keq duke parë ndeshjen nga bankina, ku do të lodhej më shumë”, citohet të ketë thënë Mendilibar.

Skuadra e Eibarit do të takohet me Barcelonën në La Liga, të shtunën me fillim nga ora 16:00. Ndeshja do të zhvillohet në “Camp Nou”./Gazeta Sinjali/