image Trajneri i Barcelonës flet para derbit ndaj Atletico Madrid

Futboll

Trajneri i Barcelonës flet para derbit ndaj Atletico Madrid

news image

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për skuadrën e tij, një ditë para derbit ndaj Atletico Madrid.

Ai ka folur specifikisht për disa futbollistë si: Messi, Griezmann dhe Riqui Puig, shkruan Sinjali Sportiv.

Koeman tha se Griezzman po stërvitet shumë mirë dhe po përpiqet të dëshmoj vetën, njëjtë sikur Riqui Puig i cili po stërvitet shumë mirë dhe e meriton të luaj.

Nuk e shoh Messin të largohet nga klubi, njerëzit duhet ta respektojnë më shumë atë” shtoi gjithashtu ai.

Atletico Madrid dhe Barcelona përballen nesër mbrëma në orën 21:00 në kuadër të La Ligas.

/Sinjali Sportiv/