image Trajkoviq: Në Veri të Kosovës Radoiçiq futi bandat e armatosura

Rajon

Trajkoviq: Në Veri të Kosovës Radoiçiq futi bandat e armatosura

news image

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar sse Veriu i Kosovës po bëhet një zonë me rrezik të “tmerrshëm”. Trajkoviq ka vlerësuar se EULEX-i nuk ka mjaft policë të vet për të mbuluar të gjitha vendet ku policët e nacionalitetit serb janë larguar nga Policia e Kosovës dhe shtoi se EULEX-i për këtë arsye nuk mund të ofrojë siguri në mënyrë efektive. Po ashtu, ajo tha se EULEX-i nuk ka mandat për të zëvendësuar policinë vendore.

“Sigurisht që ka rrezik, vetëm presim reagim nga Prishtina”, tha Trajkoviq dhe shtoi se tani mbetet pyetja nëse Prishtina do të dërgojë policë shqiptarë në veri të Kosovës.

“Ekziston rreziku, sepse në Veri të Kosovës atë që nuk na pëlqen ta themi dhe që vazhdimisht mundohemi ta fshehim, ka banda të armatosura që i ka futur (Milan) Radoiçiq, pavarësisht nëse është i pranishëm vetë. Dëgjoj se përveç grupeve të armatosura janë parë edhe anëtarë të grupit ‘Wagner’, që nuk besoj sepse janë mercenarë që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga rusët, nuk besoj. Nuk e di se cili serb do t’i paguante nëse do të hynin në Veri me detyrën për të luftuar”, tha Trajkoviq.

Për policët serbë që dhanë dorëheqje, Trajkoviq vlerëson se ata tani janë “persona të ulur në stacione policore në ndonjë marrëveshje private”.

“Nëse kanë dhënë dorëheqje dhe janë “zhveshur”, tani janë persona të ulur në ndonjë marrëveshje private, dhe kjo është shumë e rrezikshme dhe Mitrovica e di këtë. Ajo kishte përvojën se më herët serbët nga Veriu i Kosovës donin t’i merrnin stacionet policore, do të thosha, pak të armatosur dhe kishte konflikte të mëdha në mes të komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve. Ato stacione policore janë shumë të rëndësishme dhe me të vërtetë mendoj se ky është një qëndrim krejtësisht i pamenduar i atyre që e morën atë vendim”, tha Trajkoviq./Novosti/

/GazetaSinjali/