image Trajkoviq: Barrikadat s’janë kurrfarë heroizmi, tensionet me KFOR-in e EULEX-in të rrezikshme

Politikë

Trajkoviq: Barrikadat s’janë kurrfarë heroizmi, tensionet me KFOR-in e EULEX-in të rrezikshme

news image

Këshilltarja e politike në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, ka thënë se barrikadat nuk janë heroizëm e as përgjigje autentike e popullit.

Më tej ajo thekson se rritja e tensioneve me KFOR-in e EULEX-in është e rrezikshme.

“Barrikadat nuk janë kurrëfarë heroizmi e as përgjigje autentike e popullit( (siç shkruajnë disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi i rritjes së tensioneve ndërmjet KFOR/ EULEX’it jo që s’ka kurrëfarë qëllimi por është i rrezikshëm për komunitetet”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Këshilltarja më tej thekson se janë dy prioritete: kthimi në Policinë e Kosovës dhe kompromisi urgjent për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në policinë e Kosovës. Kjo është e qartë, dhe kushdo që e mohon nuk ia dëshiron të mirën serbëve në veri. Ka dy prioritete: kthimi në PK dhe kompromisi urgjent për Asociacionin e Komunave Serbe (siç rekomandohet nga Escobar). Alternativa është një konflikt i cili neve do të na kushtojë shtrenjtë të gjithëve”, ka shkruar Trajkoviqi në Twitter.

/GazetaSinjali/