Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq thotë se një ndërhyrje e tretë e Policisë së Kosovës në veri të vendit do të nënkuptonte konflikt.
Rada Trajkoviq ka shkruar në Twitter se “ndërhyrja e parë e forcave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë e kontrolluar mirë nga siguria”.
“Në ndërhyrjen e dytë kundër kontrabandës tashmë janë përdorur armë. Ndërhyrja e tretë e mundshme për hir të kapjes së Valaqit dhe Gazivodës do të nënkuptonte konflikt”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, Kosova nuk po e kryen detyrën mirë në lidhje me integrimin e veriut.
“Autoritetet e Prishtinës nuk janë në lartësinë e detyrës serioze që të integrojnë veriun dhe të sillen si adoleshentë të varur”, ka shkruar Rada./GazetaSinjali/