Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në orën 03:50 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku mbeti i vdekur një person dhe një tjetër u lëndua.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që vdiq është Vigan Hasaj, rreth 36 vjeçar nga Prishtina.
Gazeta Sinjali mëson se i ndjeri ishte baba i tre fëmijëve dhe jetonte në Prishtinë.
Në këtë aksident me fatalitet mbeti i lënduar edhe drejtuesi i automjetit (emër i njohur për redaksinë), i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë trafiku ende nuk dihen.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.