image Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Siguri

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

news image

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve, “sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”. /Gazeta Sinjali/